1. Fėmija qendėr e tė nxėnit: programi ynė fokusohet tek fėmija, jo tek mėsuesi. Klasat tona janė tė pėrgatitura posaēėrisht pėr tė nxitur ēdo fėmijė pėr tu bėrė pjesė aktive e eksperiencės sė tė mėsuarit.
2. Staf ndėrkombėtar i kualifikuar me pėrvojė tė gjerė pėr tė plotėsuar nevojat individuale tė ēdo fėmije, duke pėrdorur materialet zhvillimore qė bazohen nė Metodėn Montessori.
3. Mjedis i sigurtė mėsimi: mendimi ynė kryesor ėshtė, natyrisht, siguria e fėmijėve. Fėmija juaj do tė ndihet i sigurt dhe i qetė.
4. Objekte tė reja: ne krenohemi me dizajnin unik tė shkollės tonė i cili rrit aftėsinė pėr tė mėsuar pėrmes formės dhe funksionit.
Misioni i shkollės
Edukimi paqėsor
Shkolla Ndėrkombėtare Montessori e Shqipėrisė ėshtė themeluar nė vitin 2008 dhe misioni i saj ėshtė Edukimi pėr Paqe.
Pse njė mision i tillė? Sepse ne kemi nevojė pėr Paqe nė Shqipėri... Paqe nė zemrat dhe nė mendjet tona, Paqe nė trupin tonė... ne kemi nevojė tė dimė si tė ndėrtojmė Paqen... si tė gjejmė rrėnjėt e konflikteve dhe si tė kanalizojmė energjitė nė njė mėnyrė pozitive.
Ka shumė diskutime sot nė botė nė lidhje me mungesėn e paqes dhe harmonisė. Ne si kulturė, po fillojmė tė shqyrtojmė shkaqet e mundshme tė trazirave tė tilla dhe dhunės, duke pėrballur sfidat gjithnjė e nė rritje pėr tė gjetur zgjidhje qė tė mund tė ndryshojnė rrjedhėn e shkatėrrimit.
Maria Montessori, mbi 80 vjet mė parė, e shikoi me mprehtėsi zgjidhjen e kėtij problemi. Ajo pohoi se fėmijėt janė shpresa e Paqes pėr botėn dhe se ne duhet tė mėsojmė ti edukojmė ata nė njė mėnyrė tė tillė qė ata tė jenė nė gjendje tė zhvillojnė potencialin e tyre si qenie njerėzore dhe tė na zbulojnė embrionin "shpirtėror" tė njerėzimit. Zbulimi i kėtij embrioni "shpirtėror" brenda fėmijės ėshtė fokusi kryesor i Edukimit pėr Paqe.
Edukimi pėr Paqe konsiston nė sigurimin e mundėsive dhe eksperiencave pėr fėmijėt nė mėnyrė qė ata tė kuptojnė thelbin dhe qasjen e tyre shpirtėrore, qė ėshtė burimi i paqes brenda vetes. Mė tej ky edukim ofron mundėsinė qė pėrvojat e tyre tė lidhen nė mėnyrė harmonike me ambientin, njerėzit dhe kulturat e tjera.
Edukimi pėr Paqe fillon me mjedisin e pazhvilluar, ku fėmijėt nėpėrmjet edukimit delikat tė tė rriturve, hyjnė nė kontakt me paqen e tyre tė brendshme dhe mėsojnė tė lidhen nė harmoni me tė tjerėt. Nga kjo mikropėrvojė fėmijėt do tė kenė mjetet dhe mirėkuptimin qė tė jenė nė gjendje tė pranojnė dhe lidhen nė harmoni me tė gjithė njerėzit dhe mjedisin e kėsaj bote. Edukimi pėr Paqe ėshtė edukimi i jetės brenda fėmijės dhe i ndihmon ata tė mėsojnė se si tė lidhen nė mėnyrė harmonike me jetėn jashtė.
1. Pėrgatitja pėr Edukimin pėr Paqe
Qė Edukimi pėr Paqe tė jetė efektiv, janė tė nevojshme pėrgatitjet e mėposhtme:
Mėsuesi fillon njė proces tė vetėdijes sė brendshme dhe transformimit "... tė pastrojė zemrėn e saj dhe ta bėjė atė tė mendojė dhe veprojė pėr fėmijėn". Mėsuesja bėhet njė model i paqes, respektit, pėrulėsisė, dashurisė sė pakushtėzuar si dhe pranimit pėr tė gjithė fėmijėt.
Asistentet nė klasė punojnė mbi zhvillimin e cilėsive tė Paqes nė mėnyrė qė ata tė mund ta kuptojnė mė mirė si tė inkurajojnė zhvillimin e paqes dhe harmonisė tek fėmijėt.
Mjedisi nė klasė ėshtė i pėrgatitur me kujdes pėr tė plotėsuar nevojat qė shpalosin fėmijėt, pėr ti tėrhequr ata nga ana estetike dhe pėr tė reflektuar njė ndjenjė dashurie, respekti dhe paqeje. Pasi fėmija pėrfshihet nė njė aktivitet, ai kalon nėpėr faza tė thella pėrqendrimi dhe rrjedhimisht ka potencialin pėr arritjen e stadit mė tė lartė tė paqes sė brendshme.
Fėmijėt pėrgatiten pėr Edukimin pėr Paqe duke vendosur njė ton paqėsor dhe tė vetėdijshėm. Kjo arrihet duke u fokusuar mbi "paqen e tyre tė brendshme, qėllimin e tyre pėr tė qenė nė shkollė, duke vendosur rregullat bazė pėr paqen, duke inkurajuar respekt pėr ēdo gjė nė ambjent dhe prezantimin e "Lojės sė Qetėsisė", ku fėmijėt praktikojnė vetėkontrollin e lėvizjeve pėr tė ndjerė paqen e tyre tė brendshme.
2. Paqja Vetėdija Individuale dhe Pėrqendrimi
Ndėrkohė qė fėmijėt bėhen tė vetėdijshėm se si trupi, mendja, emocionet dhe shpirti i tyre ndėrlidhen me njėri-tjetrin, ata fillojnė tė perfeksionojnė pėrdorimin e trupit, mendjes dhe emocioneve nė mėnyrė qė shpirti dhe potenciali i tyre ta ketė mė tė lehtė tė manifestohet.
Trupi: Pasi fėmijėt bėhen tė ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė dhe ndėrveprimin e aspekteve tė ndryshme tė trupave tė tyre, ata fillojnė tė zhvillojnė mė shumė vlerėsimin, si dhe mėsojnė se ata mund tė kenė kontroll mbi gjendjet e tyre mendore, emocionale dhe shpirtėrore pėrmes kujdesit dhe pėrdorimit tė vetėdijshėm tė trupave tė tyre. Fushat e pėrfshira nė kėtė concept janė: pjesė tė trupit, strukturėn skeletore, muskujt, organet, sistemet e brendshme (p.sh. tė frymėmarrjes, sistemin e tretjes sė ushqimit, etj.).
Mendja: Pasi fėmijėt bėhen tė vetėdijshėm se si funksionon mendja ata fillojnė tė punojnė nė mėnyrė aktive, krijuese, dhe tė vetėdijshme me tė. Fushat e fokusuara pėr mendjen pėrfshijnė: vetėdijen e ndijimit, procesin e tė mėnduarit, imagjinatėn dhe kreativitetin.
Emocionet: Pasi fėmijėt bėhen tė vetėdijshėm pėr gjendjet e tyre emocionale dhe si kėto gjendje ndikohen nga trupat dhe mendjet e tyre, ata fuqizohen nė aftėsinė e tyre pėr tė punuar nė mėnyrė konstruktive me emocionet e tyre. Fushat e fokusuara pėr emocionet janė: identifikimi i gjendjeve emocionale, shprehja e ndjenjave, pranimi i ndjenjave, kuptimi i lidhjes mendje - emocion, etj.
Shpirti: Pasi fėmijėt bėhen mė tė ndėrgjegjshėm dhe provojnė tė ndjejnė dashuri brenda vetes, Paqe, ata fillojnė ta shfaqin atė nė aspekte tė tjera tė jetės sė tyre. Njė vetėdije e re e Paqes rritet mes fėmijėve, dalin idetė krijuese, bashkėndarja ndodh mė natyrshėm, bashkėpunimi ėshtė mė i shpeshtė dhe dashuria shprehet mė lirisht, ka spontanitet dhe gėzim me bollėk - njė "fėmijė i ri" lind. Fushat e fokusuara pėr shpirtin pėrfshijnė: festimet, ritet, mundėsitė pėr tė "dhuruar," qartėsimin mbi vlerat , edukimin e zemrės (vetėdija pėr cilėsitė pozitive, si pėr shembull, kurajo, mirėkuptimi, durimi, sinqeriteti, etj.).
3. Harmonia Marrėdhėniet e ndėrsjellta dhe Komuniteti
Besimi: Ky ėshtė qėndrim dashurie i cili dėshiron tė provojė e tė rrezikojė tė hapet ndaj mundėsisė tė bashkimit me jetėn. Fushat e fokusuara pėrfshijnė: ushtrime besimi, histori qė pėrfshijnė besimin, premtimet, tė vėrtetėn, ndershmėrinė, dhe pajisjen me dashuri tė pakushtėzuar ndaj fėmijėve.
Sinqeriteti: Pasi fėmijėt zhvillojnė besimin dhe ndjehen mirė, ata fillojnė tė ndajnė mendimet dhe ndjenjat e tyre me tė tjerėt dhe rrezikojnė nė sfida tė reja. Fushat e fokusuara pėrfshijnė: aftėsinė nė komunikim, mesazhe qė pėrcaktojnė kėndvėshtrimin personal dhe ndjeshmėria nė aftėsinė pėr tė kuptuar, aftėsitė nė zgjidhjen e konflikteve, qartėsimi mbi vlerat dhe ofrimin e modeleve autentike tė tė rriturve tė gatshėm tė lidhen ngushtė me fėmijėt.
Kuptueshmėria: Pasi fėmijėt ndjehen tė pranuar pėr atė qė ata janė dhe atė ēfarė ata ndjejnė, ata zhvillojnė njė vetėvlerėsim pozitiv dhe janė nė gjendje tė manifestojnė potencial gjithnjė e mė tė madh. Fushat e fokusuara pėrfshijnė: ushtrime vetėvlerėsimi, ushtrime vlerėsimi, nderimin e punės krijuese dhe sigurimin e mundėsive pėr njohjen e arritjeve dhe zhvillimin krijues tė talenteve (dmth lojra teatrore, programe, projekte, etj.).
Ndėrvarėsia: Sa mė tė lumtur tė jenė fėmijėt me veten, aq mė tė prirur janė ata tė shprehen dhe tė bashkėveprojnė pėr tė bashkėpunuar me tė tjerėt. Me rritjen e besimit nė vetvete tė fėmijės, aftėsia e tyre pėr qėnė tė ndėrvarur dhe pjesė e njė komuniteti, rritet gjithashtu. Fushat e fokusuara pėrfshijnė: ofrimin e mundėsive qė fėmijėt tė planifikojnė dhe tė kryejnė projekte tė veēanta dhe veprimtari tė tilla si festat fetare, festat dhe festimet, duke eksploruar nevojat e njeriut, orėt e periudhave, vijat e historisė, etj.
Nga njė ndjenjė komuniteti apo ndėrvarėsie, fėmijėt mund tė shikojnė pėr njė kohė tė shkurtėr, me njė shkallė zvogėlimi, bashkimin e tė gjithė njerėzve. Nga kjo pėrvojė, ndoshta niveli i tyre i besimit do tė rritet dhe ata do tė ngrihen nė lartėsi mė tė madhe tė hapjes, kuptueshmėrisė dhe ndėrvarėsisė.
4. Ndėrgjegjėsimi Kulturor dhe Mjedisor - Vizioni Global i Paqes dhe Harmonisė
Pasi fėmijėt bėhen mė tė vetėdijshėm pėr paqen e tyre tė brendshme ata mėsojnė tė lidhen nė harmoni me tė tjerėt, tė fillojnė tė zhvillojnė ndjeshmėrinė dhe vetėdijen pėr njerėzit e kulturave tė tjera dhe mjedisin global.
Ndėrgjegjėsimi kulturor: tė mėsuarit pėr tė pranuar dhe vlerėsuar dallimet e kulturave tė tjera ėshtė vendimtare pėr zhvillimin e Paqes nė botė. Fushat e fokusuara pėrfshijnė: eksplorimin e vendeve tė origjinės, vėmendje ndaj nevojave tė tė gjithė njerėzve, vėmendje ndaj ngjashmėrive dhe vlerėsimin e dallimeve, eksplorimin e kulturave tė ndryshme, pėrvojat kulturore, gjuhėt e huaja, festat dhe kremtimet e kulturave tė tjera.
Ndėrgjegjėsimi mjedisor global: tė mėsuarit dhe tė qenit tė ndjeshėm ndaj nevojave tė mjedisit tė Tokės dhe jetesa nė harmoni me to janė vendimtare pėr paqen nė botė. Fushat e fokusuara janė: vėmendja pėr nevojat e tokės, ujit, ajrit, bimėve dhe kafshėve, eksperimente shkencore pėr tė zhvilluar ndjeshmėrinė ndaj ekuilibrit delikat tė mjedisit, projekte pėr tė ndihmuar mjedisin, prezantime, etj.
Stafi
Eva Gugu
Drejtoreshė e Shkollės, nė Sh.N.M.Sh. qė prej gushtit 2009
Diplomuar nė Filozofi dhe Pedagogji e Shkenca edukimi nė Universitetin La Sapienza tė Romės, bie nė kontakt me idetė dhe vizionin pedagogjik tė Dr. Maria Montessorit.
I kushton temėn e diplomimit metodės Montessori dhe mundėsive qė ajo ofron pėr edukim mbi zhvillimin afatgjatė nė Shqipėri, punė qė nė maj 2009 cmohet nga Enti Kombetar i Metodės Montessori nė Romė si tema mė e mirė e diplomės mbi mendimin dhe punėn e Dr. Montessorit nė universitetet italiane.
Kryen kursin dhe merr Diplomėn e metodės Montessori pėr shkollėn fillore.
Ka punuar si koordinatore pedagogjike nė shkollėn Imelda Lambertini nė Elbasan dhe si lektore nė Universitetin Zonja e Kėshillit tė mirė.
Ēėshtja e edukimit nė Shqipėri pėrbėn njė nga prioritetet e jetės sė saj profesionale.
Annie Odean
Edukatore, nė Sh. N. M. Sh. qė prej gushtit 2009
Diplomuar nė Shkenca mjedisi nė Universitetin e Oregonit, ka ushtruar pėr vite me rradhė artin e kopshtarisė dhe tė fermerit. Njė passion tjetėr i hershėm ėshtė kėrcimi, institucionalizuar edhe nėpėrmjet studimeve nė Arts Institute of Boston, nė Lane Community College (Eugene, OR) si dhe nė Rockville Community College, MD. Njeh metodėn Montesori nėpėrmjet reflektimit qė bėn mbi eksperiencėn e saj si mėsuese nė shkollat tradicionale dhe kryen kursin pėr marrjen e Diplomės Montessori nė Portland (OR, U.S.A.).
Th?nia montesoriane q? i pėlqen mė shume ėshtė: Pėrqėndrohu nė pėrforcimin dhe zhvillimin e gjėrave pozitive tek fėmija, nė mėnyrė qė kėto tė mund tė lenė gjithnjė e me pak hapėsirė pėr tė keqen.
Daniella Ortega
Edukatore, nė Sh. N. M. Sh. prej shtatorit 2009
Diplomuar nė Teatėr dhe Letėrsi angleze, vijon eksperiencėn e saj jetėsore si fėmijė Montesori nėpėrmjet kryerjes sė kursit pėr marrjen e Diplomės nė metodėn Montesori pėr moshėn 3-6 vjec. Pasi punon pėr njė vit nė Humberside Montessori School (Toronto, Canada), vendos tė vijė nė Shqipėri pėr tė punuar me fėmijėt tanė dhe pėr tė bashkėndarė me ta pasionin dhe interesin pėr muzikėn. Zotėron violinėn qė prej moshės 3 vjecare dhe ka kryer Royal Conservatory of Music pėr Piano.
Nertila Hoxha
Edukatore, nė Sh.N.M.Sh. qė prej tetorit 2008 Gjatė eksperiencės sė saj si ndihmės-edukatore nė Montessori Neighbourhood Nursery School, London, zbulon bukurinė e tė punuarit me fėmijėt sipas metodės Montessori dhe vendos tė fillojė kursin e metodės Montessori pėr moshėn 0-3 vjec. Gjatė kėsaj ecjeje, motoja e saj ėshtė: Periudha mė e rėndėsishme e jetės nuk ėshtė ajo e studimeve universitare, por ajo e fillimit, nga lindja deri nė gjashtė vjec.
Ardita Bajramaj
Ndihmės-edukatore, nė Sh.N.M.Sh. qė prej marsit 2008 Pasi kryen praktikėn pedagogjike njė vjecare gjatė studimeve tė saj nė Fakultetin e Shkencave tė Edukimit tė Universitetit tė Shkodrės diplomohet dhe fillon punėn e saj nė Shkollėn Montessori tė Shqipėrisė.
Marsida Xhija
Ndihmės-edukatore, nė Sh.N.M.Sh. qė prej marsit 2008 Diplomuar nė Mėsimdhėnie tė Gjuhės Angleze nė Fakultetin e Gjuhėve tė huaja tė Universitetit tė Tiranės.
Dinora Haka
Ndihmės-edukatore, nė Sh.N.M.Sh. qė prej shtatorit 2009 Nė kompletim tė studimeve nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, dega Mėsimdhėnie e Gjuhės Angleze.
Gjinovefa Velaj
Ndihmės-edukatore, nė Sh.N.M.Sh. qė prej qershorit 2009 Eksperienca e saj me fėmijėt ėshtė e gjerė, duke filluar nga ajo si ndihmės mėsuese nė Unity in Diversity Kindergarten, Tirana, deri tek pėrkujdesja pėr fėmijėt e familjeve ndėrkombėtare nė Tiranė e ajo e Tirana International School.
Marinela Ēelmeta
Sekretare, nė Sh.N.M.Sh. qė prej shtatorit 2009 Puna me fėmijėt e apasionon dhe eksperienca nė Sh.N.M.Sh. i krijon mundėsinė pėr tė fituar njė pėrmasė tė realitetit qė ėshtė tepėr e cmuar. Nė kompletim tė studimeve nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, dega Mėsimdhėnie e gjuhės angleze.
Programi Montessori 3 6 vjeē
1. JETA PRAKTIKE DHE SJELLJA NE SHOQERI
Objektivat: Rregulli mendor; ecja drejt autonomisė dhe pavarėsisė; vetėdisiplinim; respektimi i vetvetes dhe i tė tjerėve, i gjėrave; njėsimi i lirisė me pėrgjegjėsinė; analiza e lėvizjeve.
Pėrmbajtja:
Ushtrime tė jetės praktike dhe tė kujdesit pėr mjedisin. Jeta praktike dhe kujdesi pėr vetveten. Jeta praktike nė marrėdhėniet shoqėrore.
Lėvizjet e hollėsishme dhe kontrolli i dorės.
Ushtrime lėvizore qė pėrcaktohen nga nevoja pėr koordinim dhe kontroll psikomotorik.
Derdhjet nga njėra enė nė tjetrėn.
Ushtrimi i qetėsisė.
Ushtrimi i ndjekjes sė vijės eliptike nė tokė.
2. EDUKIMI SHQISOR
Objektivat: Kalimi nė abstragim; zhvillimi i aftėsisė pėr tė analizuar; zhvillimi i vėmendjes; pėrqendrimi (aftėsia pėr tė dalluar, pėr tė ndarė njė cilėsi nga tjetra, pėr tė krahasuar, pėr tė matur, pėr tė klasifikuar, pėr tė renditur dhe pėr tė pėrgjithėsuar, etj.).
Edukimi i shqisės sė tė parit: pėrmasat, format, ngjyrat; edukimi i shqisės sė tė dėgjuarit: zhurmat dhe tingujt; edukimi i shqisės sė tė prekurit: ndjesia barike, termike, stereonjostike (dallimi i gjėrave vetėm nėpėrmjet tė prekurit); edukimi i shqisave tė tė shijuarit dhe tė tė nuhaturit;
mėsimi nė tre kohė;
trajnimi shqisor: zhvillime dhe rafinime tė mėtejshme;
kujtesa muskulore;
tingujt dhe lėvizja.
3. ZHVILLIMI I AFTESIVE GJUHESORE
Objektivat: Zotėrimi fonemik i tėrėsisė fonike; zotėrim i shenjave tė tėrėsisė grafike. Zhvillimi gjuhėsor si emėrtim dhe klasifikim; ndėrtimi i fjalėve dhe shumėllojshėmria e tyre kuptimore; analiza gjuhėsore dhe ajo e mendimit; funksioni komunikues: rrėfimi dhe rrėfimi i vetvetes; gjuha dhe jeta simbolike; fėmija si studiues i gramatikės drejt metalinguistikės.
Emėrtimet e klasifikuara. Pasurimi dhe pėrvetėsimi i gjuhės
Pėrgatitje e drejtpėrdrejtė dhe jo e drejtpėrdrejtė pėr shkrimin. Analiza e tingujve. Shpėrthimi i shkrimit. Pėrsosja: kaligrafia, ortografia, formimi i fjalėve.
Shpėrthimi i leximit: nga fjala nė fjali. Loja e urdhrave. Gramatika si pėrgatitje pėr leximin global. Lojėra gramatikore qė shfrytėzojnė intuitėn: funksioni, pozicioni, simboli i secilės pjesė tė ligjėratės.
Kutitė gramatikore; tabela e parė pėr analizėn logjike (materiali i palėvizshėm dhe ai i lėvizshėm); tabelat e prapashtasave dhe tė parashtesave.
Libri: leximi, biseda, dėgjimi. Arti i tė lexuarit me interpretim. Fjalėt e pamjeve.
4. MENDJA LOGJIKO MATEMATIKORE
Objektivat: Zbulimi i numrit si njėsi dhe si bashkėsi: zotėrimi simbolik i sasisė; funksionet e tė numėruarit: ndarja, shtimi, pjesėtimi, shpėrndarja, heqja, zbritja, pėrsėritja, etj.
Puna e mendjes: njėpasnjėshmėritė, rendet, serialiteti, relacionet, barazitė, diferencat, renditja, etj. Gjuha matematikore dhe rendi i gjėrave.
Zhvillimi i bazės shqisore tė strukturave rendore dhe abstragimet e materializuara.
Niveli i parė i numėrimit (qeliza bazė e sistemit dhjetor).
Struktura e sistemit dhjetor: niveli i dytė.
Shoqėrimi sasi - simbole.
Katėr veprimet matematikore: ana e tyre shqisore dhe intuitive.
Memorizimi i katėr veprimeve matematikore.
5. ZGJERIMET KULTURORE
Objektivat: Hyrje nė tė kuptuarit e konstanteve kozmike si hapėsira dhe koha. Afrim me vizionin e ndėrvarėsisė dhe tė balancės nė proceset evolutive njerėzore dhe natyrore; vėzhgim dhe eksperimentim qė nga rrėfenjat kozmike deri tek realiteti; hyrje nė studimin e jetės sė qenieve tė gjalla.
Koha e Unit dhe koha shoqėrore: e shkuara, e tashmja, e ardhmja. Matja e kohės kronologjike. Koha biologjike. Ritmet dhe ciklet e natyrės. Koha e qytetėrimit: historia materiale (mjetet, shtėpia, transportet, mjetet e mbrojtjes, etj.)
Hapėsira e Unit. Hapėsirat shoqėrore. Hapėsira dy dhe tripėrmasore. Hapėsira e pėrfytyruar. Hapėsira e matur. Hapėsira e botės: pėrbėrja dhe format (uji, toka, kontinentet, gadishujt, ishujt, lumenjtė, mallet, vullkanet, luginat, etj.).
Lėnda: format dhe gjendjet e saj. Forcat e lėndės.
Organizmat e gjalla: funksionet dhe nevojat.
Kozmosi nė kopėsht: pellgu, kopėshti, ferma (etologji dhe studim biologjik i kafshėve dhe i bimėve).
Gjuha shkencore e natyrės: emėrtimet dhe klasifikimet.
5.1. EDUKIMI MUZIKOR
Objektivat: Kuptimi i natyrės dhe i dukurisė sė tingullit; eksplorimi i unit tingėllues (veshi, zėri, lėvizjet); edukimi shqisor i tė dėgjuarit; rėndėsia shoqėrore e tingullit; krijimtaria interpretuese dhe prodhuese.
Zhurmat dhe tingujt nė natyrė dhe nė supernatyrė; njohje, analizė, pėrfytyrim (lartėsia, timbre, gjatėsia, intensiteti, etj.).
Fėmija ndėrtues i tingujve dhe i objekteve tingėllues.
Tingujt, ritmet dhe lėvizja. Tingulli dhe gjesti; tingulli dhe ngjyra.
Tingujt e organizuar: analiza dhe riprodhimi i tyre: ninulla, vjersha, rrėfenja muzikore dhe pėrkthimi i tyre dramaturgjik nė grupe tė vogla.
Kori; krijimi i kėngėve dhe i orkestrės. Vija historike e instrumentave muzikorė.
Qetėsia dhe dėgjimi. Hyrje nė zhanret muzikore.
Drejt shkrimit dhe leximit muzikor.
5.2. EDUKIM ME ARTIN PAMOR
Objektivat: Nga kontrolli i dorės nė kontrollin e shenjės; nga pėrbėrja e ngjyrave tek shprehja e tyre; vizatimi dekorativ dhe zbukurues dhe gjeometria e formave; vizatimi per tė rrėfyer e pėrfytyruar; dora dhe lėnda; format e vėllimeve.
Konteksti: edukimi me format, pėrmasat, ngjyrat. Pėrbėrja e ngjyrave dhe shkallėt kromatike.
Edukimi i dorės, organi lėvizės i shenjės grafike.
Nga arti i kornizave metalike tek dekorimet me dorė tė lirė.
Format dhe ngjyrat nė histori; format dhe ngjyrat nė natyrė.
Vizatimi me dorė tė lirė: ndihmat jo tė drejtpėrdrejta. Vizatimi me dorė tė lirė rrėfen.
Shprehja plastike: materiale dhe teknika.
Dosja personale dhe evolutive e punės piktorike tė fėmijės. Muzeu i punėve me dorė.