Edukimi nuk duhet tė mjaftohet duke kėrkuar metoda tė reja pėr transmetim tė thatė tė njohurive: synimi i tij ėshtė duhet tė jetė tė japė ndihmėn e nevojshme pėr zhvillimin njerėzor.
Dr. Maria Montessori
Imagjinoni njė vend ku fėmija tė mund tė eksplorojė botėn e tij, tė zbulojė dije tė reja dhe tė kuptojė potencialin e tij njė vend nė tė cilin tė dėshirojė me tė vėrtetė tė shkojė ēdo ditė.
Montessori ėshtė njė metodė zhvillimore e edukimit, bazuar tek truri, qė i lejon fėmijėt tė bėjnė zgjedhje kreative nė mėnyrėn se si ata zbulojnė njerėzit, vendet dhe njohuritė e botės.
Qėndrimi i Montessorit ndaj tė mėsuarit ėshtė i pėrqendruar tek potenciali individual i fėmijės dhe edukon njė dashuri jetėgjatė pėr tė mėsuarit.
Fėmijėt fitojnė njė ndjenjė tė fortė pavarėsie, kreativiteti, vetėmotivimi, integriteti, kėmbėngulje dhe vetėdisipline. Udhėheqja, respekti, pėrgjegjėsia dhe shkathtėsia kultivohen nė njė mjedis tė dizenjuar veēanėrisht dhe bashkėpunues.
Fėmijėt Montessori udhėhiqen nė tė mėsuarit e tyre nga materialet e projektuara nė mėnyrė tė veēantė dhe tė pėrshtatshme pėr ēdo fazė tė zhvillimit.
Kush ėshtė Maria Montessori?
Lindur nė Chiaravalle nė Provincėn e Ankonės nė 1870, Maria Montessori u diplomua nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Romės mė 1896. Si mjeke, Dr. Montessori ishte nė kontakt me fėmijė tė vegjėl dhe filloi tė interesohet thellėsisht pėr zhvillimin e tyre. Nėpėrmjet shqyrtimit tė kujdesshėm dhe tė shpeshtė, ajo kuptoi se fėmijėt e ndėrtojnė personalitetin duke ndėrvepruar me mjedisin pėrreth tyre. Ajo gjithashtu vėzhgoi mėnyrėn nė tė cilėn ata mėsonin pasi zgjidhnin spontanisht dhe punonin me materialet vetėzhvilluese tė cilat ajo siguroi.
Interesimi i saj pėr edukimin erdhi nga njohuritė e saj themelore nė biologji, psikiatri dhe antropologji. Ajo studioi fėmijė tė tė gjitha racave dhe kulturave nė shumė vende rreth botės, duke parė shumė shpejt universalitetin e ligjeve tė zhvillimit njerėzor. Ajo vazhdoi vėzhgimet e saj gjatė gjithė jetės, duke zgjeruar dhe thelluar tė kuptuarit deri nė vdekjen e saj nė vitin 1952.
Maria Montessori ishte njė shkencėtare dhe si njė shkencėtare e mirė, ajo ishte e lidhur me tokėn dhe ishte shumė shpirtėrore nė ndjekjen e saj tė sė vėrtetės. Ajo studioi mjekėsi, duke u specializuar nė psikiatri dhe antropologji. Ajo ishte gjithashtu njė matematikane e shquar. Edhe pse ajo nuk do e kishte marrė nė konsideratė tė bėhej mėsuese, ajo studioi metodat e edukimit pėr shumė vite dhe pa se ishin pėr tu pėrmirėsuar, ndoshta sepse asnjėra prej tyre nuk merrte parasysh dy ekstremet paradoksale nė dukje, tė cilat janė nė qendėr tė pedagogjisė sė saj: karakteristikat universale tė fėmijės dhe fėmija si njė individ unik, i papėrsėritshėm, i respektueshėm dhe i admirueshėm pėr tu pranuar pa kushte si njė prej shfaqjeve mė tė mrekullueshme tė jetės.
Maria Montessori hapi pėr herė tė parė Casa dei bambini (Shtėpinė e Fėmijėve) nė njė nga zonat mė tė varfėra nė Romė, nė lagjen San Lorenzo.
"Ishte data 6 janar (1907), kur u hap shkolla e parė pėr fėmijė tė vegjėl normalė midis moshės tre dhe gjashtė vjeē. Unė nuk mund ta them me metodat e mia, sepse kėto nuk ekzistonin ende. Por nė shkollėn qė u hap, metoda ime do fillonte tė vinte nė jetė sė shpejti. Ato ditė nuk mund tė shikoje asgjė, pėrveēse pėrafėrsisht 50 fėmijėve fatkeqė tė varfėr, tė ashpėr dhe tė turpshėm nė sjellje, shumė prej tyre duke qarė, pothuajse tė gjithė fėmijė tė prindėrve analfabetė, tė cilėt i ishin besuar pėrkujdesjes sime"... Ata ishin mbytur nė lotė, fėmijė tė frikėsuar, aq tė ndrojtur sa ishte e pamundur ti bėje tė flisnin; fytyrat e tyre ishin pa asnjė shprehje, me sy tė hutuar sikur tė mos kishin parė asnjėherė asgjė nė jetėn e tyre ". Do tė ishte interesante tė dija rrethanat qė u mundėsuan kėtyre fėmijėve ti nėnshtrohen njė transformimi kaq tė jashtėzakonshėm, ose mė mirė, qė bėnė tė mundur shfaqjen e fėmijėve tė rinj, shpirtrat e tė cilėve zbuluan vetveten me njė ndriēim tė tillė aq sa pėr tė pėrhapur njė dritė nėpėr tė gjithė botėn" .
Nė tė vėrtetė ajo ishte sikur ky rrezatim tė ishte kapur nė njė pėrrua ndėrgjegjeje, vetėm pėr gjashtė muaj pas hapjes sė Casa dei Bambini, njerėz nga tė gjitha sferat e jetės, nga ēdo kontinent erdhėn pėr tė parė fėmijėt e mrekullisė sė Maria Montessorit. Nė vitin 1909 ajo zhvilloi kursin e parė Montessori pėr mėsues, duke pritur qė tė kishte si studentė vetėm mėsuesit italianė. Por pėr habinė e saj, pėr tė ndjekur kėto kurse kishin ardhur njerėz nga shumė vende tė ndryshme.
Qėllimi i edukimit Montessori
Qėllimi i edukimit Montessori ėshtė tė promovojė qytetarė autonomė, kompetentė, tė pėrgjegjshėm, qė pėrshtaten kollaj dhe janė nxėnės dhe zgjidhės problemesh tė pėrhershėm.
Mėsimi zhvillohet nė njė atmosferė kėrshėrie, bashkėpunimi dhe tė edukuar. Studentėt zgjerojnė njohuritė e tyre nėpėrmjet pėrvojave tė nisura nga vetė ata ose nga mėsueset.
Mėsimi zhvillohet nėpėrmjet shqisave. Studentėt mėsojnė nėpėrmjet pėrdorimit tė pėrsėritur tė ushtrimit, duke pėrdorur materialet dhe duke ndėrvepruar me tė tjerėt. Kėto pėrvoja janė paraardhėset e tė kuptuarit tė ideve abstrakte.
Individi konsiderohet si njė i tėrė. Nevojat fizike, emocionale, shoqėrore, estetike, njohėse dhe interesat janė tė pandashme dhe po aq tė rėndėsishme.
Respekti pėr veten, tė tjerėt, mjedisin, dhe jetėn ėshtė i nevojshėm pėr tė zhvilluar njė qėndrim tė kujdesshėm ndaj tė gjithė njerėzve dhe planetit.
Mendja thithėse pėrmes shqisave
Metoda Montessori ėshtė e bazuar mbi ligjet natyrore tė zhvillimit njerėzor. Maria Montessori vėrejti se fėmijėt nėn moshėn gjashtė vjeēare thithin pafundėsisht dhe me shumė lehtėsi nga bota rreth tyre dhe duke bėrė kėtė, hedhin tė gjitha bazat e jetės mė vonė - ata bėhen tė rritur me tė gjitha karakteristikat dhe gjuhėn e kulturės nė tė cilėn ata kanė lindur thjesht duke jetuar. Nė kėtė detyrė tė madhe, megjithatė, ata ndihmohen disi. Ata kanė njė lloj tė veēantė mendjeje tė cilėn ajo e quajti njė mendje absorbuese - njė dėshirė tė fortė pėr tė eksploruar gjithēka rreth tyre duke pėrdorur shqisat e tyre dhe njė udhėtim pėr t'u bėrė tė pavarur. Ajo identifikoi disa dritare tė mundėsive pėr fėmijėn qė ajo e quajti periudha tė ndjeshme gjatė sė cilės fėmija ėshtė i tėrhequr nė mėnyrė tė parezistueshme ndaj gjėrave qė e ndihmojnė pėr tė zhvilluar potencialin e tij tė plotė njerėzor.
Mė ndihmo ta bėj vetė!
Nė njė shkollė Montessori ju do tė shihni fėmijėt tek zgjedhin veprimtaritė e tyre nė mėnyrė tė pavarur dhe tek lėvizin nga njė veprimtari tek tjetra - gjithmonė duke kthyer gjėrat nė raft pasi i kanė pėrdorur ato. Ju do tė pėrjetoni njė atmosferė qetėsie dhe do tė shihni fėmijėt e vegjėl tė pėrqėndrohen pėr periudha kohore tė habitshme. Fėmijėt punojnė individualisht, nė njė grup ose me njė shok. Mėngjesi duhet tė zgjasė tė paktėn tre orė - tre orė nė tė cilėn nuk ka asnjė orar tė caktuar. Grupet lindin spontanisht dhe jo nė njė kohė tė caktuar ēdo ditė. Maria Montessori vuri re se kjo periudhė e lirė kohe ishte thelbėsore pėr fėmijėt qė tė zhvillonin atė lloj pėrqėndrimi qė ju shihni kur fėmija interesohet (pėrfshihet) tek diēka qė ėshtė thelbėsore pėr zhvillimin e tij. Nuk ka kufizime kohore pėr fėmijėn - ai mund tė punojė me ēdo gjė qė ai zgjedh pėr sa kohė qė ai dėshiron. Pra, ai qė njihet si cikli tre orėsh i punės " ėshtė njė tjetėr tipar thelbėsor i Metodės Montessori.
Nė njė shkollė Montessori fėmija ėshtė i udhėzuar nga njė i rritur i trajnuar, i cili do ti tregojė atij se si ti bėjė gjėrat qė ai ėshtė i gatshėm ti bėjė dhe mė pas ai mund tė punojė me to nė mėnyrė tė pavarur. Drejtuesja vėzhgon fėmijėn dhe nuk do tė ndėrhyjė pėr sa kohė qė fėmija ėshtė duke punuar me materialin nė mėnyrė produktive. Kur njė vėshtirėsi lind, drejtuesja ėshtė nė gjendje tė ndėrhyjė dhe tė japė ndihmė, por ėshtė gjithmonė e kujdesshme pėr tė mos i dhėnė mė shumė ndihmė se sa ėshtė e nevojshme. Fėmijėt punojnė me ritmin e tyre individual dhe zhvillojnė natyrshėm kohėn dhe mėnyrėn e tyre tė punės. Nevojat individuale tė ēdo fėmije vlerėsohen pėrmes vėzhgimit nė mėnyrė qė atij ti tregohen gjėra tė reja, kur ai tė jetė i gatshėm nga ana e zhvillimit dhe njohuritė e reja gjithmonė ndėrtohen mbi atė qė ai tashmė e di. Meqė ēdo gjė qė ai bėn nė klasė e pėrgatit atė pėr njė tjetėr aktivitet mė vonė, fėmija ėshtė nė gjendje tė lėvizė gradualisht pėrmes aktiviteteve duke zhvilluar aftėsitė e tij lehtėsisht. Drejtuesja nuk po e mėson fėmijėn, ajo e vė atė si udhėheqės tė tė mėsuarit tė vet pėrmes eksplorimit tė materialit. Ky mund tė duket njė dallim i lehtė, por ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e Metodės Montessori.
Mjedisi i pėrgatitur
Maria Montessori thotė se "Qėllimi i parė i mjedisit tė pėrgatitur, pėr aq sa ėshtė e mundur, ėshtė tė bėjė fėmijėn tė pavarur nga i rrituri". Klasat quhen Mjedise tė Pėrgatitura, qendra e tė cilave ėshtė fėmija. Si ato, ashtu edhe materialet, strukturohen qė tė ndihmojnė nė zhvillimin e ndjenjės sė rregullit, pėrqendrimit, koordinimit dhe pavarėsisė.
Nė ēdo mjedis tė pėrgatitur ka njė sasi tė mjaftueshme materialesh pėr tė pėrmbushur nevojat e shumė prej niveleve tė zhvillimit tė fėmijės. Materialet janė tė renditura nga mė tė thjeshtat deri tek mė komplekset dhe janė tė paraqitura nė klasė nė mėnyrė logjike gjatė gjithė vitit.
Qetėsia e punės mbretėron aty. Grupmoshat janė tė pėrziera, duke nxitur kėshtu njė ndjenjė bashkėsie. Ekziston njė ekuilibėr ndėrmjet lirisė dhe pėrgjegjėsisė nė klasė.
Pavarėsi me bashkėpunim
Ēdo gjė nė klasė ėshtė e projektuar pėr tė mbėshtetur kėto dritare tė mundėsive. Vendi nė tė cilin fėmijėt kalojnė ditėn e tyre ėshtė quajtur Shtėpia e Fėmijėve, sepse ēdo gjė nė tė ėshtė projektuar pėr tė lejuar fėmijėn tė ndjehet si nė shtėpi dhe tė bėhet i pavarur - materialet janė tė madhėsisė sė fėmijės dhe pajisjet janė tė vendosura nė njė mėnyrė tė rregullt nė rafte tė ulėt qė janė lehtėsisht tė arritshėm pėr fėmijėt. Pajisjet janė tė kėndshme nga ana estetike dhe tė ndėrtuara me kujdes, gjė e cila inkurajon fėmijėt tė kujdesen shumė pėr to. Fėmijėt e moshave 3 - 6 grupohen sė bashku nė minishoqėrinė e tyre. Fėmijėt mė tė vegjėl mėsojnė duke shikuar fėmijėt mė tė mėdhenj dhe ata tė mėdhenjtė pėrfitojnė duke ndihmuar fėmijėt e vegjėl. Grupmosha e pėrzier u lejon fėmijėve tė zhvillohen nga ana shoqėrore, intelektuale dhe emocionale dhe kjo ėshtė njė pjesė thelbėsore e ēdo shkolle Montessori. Kur ju jeni duke shikuar shkollat tona ju duhet tė shikoni fėmijėt e moshave tė ndryshme tė grupohen sė bashku nė kėtė mėnyrė, pėrndryshe klasės do ti mungonte njė pjesė e rėndėsishme e Metodės Montessori.
Nė njė shkollė tė vėrtetė Montessori ju do tė gjeni fėmijė tė pavarur tė cilėt inkurajohen jo vetėm tė bėjnė gjėra pėr veten e tyre, por edhe tė mendojnė pėr veten e tyre. Ju do tė shikoni fėmijė tė cilėt kanė mėsuar se si tė shqyrtojnė dhe zgjidhin problemet pėr veten e tyre. Mė e rėndėsishmja ėshtė se ju do tė shihni fėmijė tė vegjėl, tė cilėt shpesh perceptohen si persona tė vetėdijshėm vetėm pėr nevojat e tyre, duke ndihmuar njėri-tjetrin, duke vendosur gjėrat nėpėr vendet e tyre dhe duke kryer vepra thjesht nė tė mirė tė grupit nė tėrėsi.
Edukimi tradicional pėrkundrejt atij Montessori
Arsimi Tradicional
Montessori
Tekstet shkollore, lapsa, fleta të bardha.
Materiale të Përgatitura të stimulimit shqisor e lëvizor të cilat përmbajnë edhe kontrollin e gabimit. Tabela për vetëballafaqim e vetëkorrigjim.
Punë dhe mësim pa u fokusuar në zhvillimin e shoqërizimit.
Punë dhe mësim që përputhet me zhvillimin social të fëmijës.
Programe mësimore të drejtuara në njësi të ngushta.
Program mësimor i zhvilluar ndërkombëtarisht dhe i unifikuar.
Mësim i kryer brenda një kohe të përcaktuar.
Të mësuarit dhe lëndë të integruara në bazë të psikologjisë zhvillimore.
Lëndë individuale.
Cikle pune të pandërprerë .
Klasa me një nivel të vetëm moshe.
Klasa me disa nivele moshe të përziera.
Fëmijët pasivë dhe të qetë në banka.
Fëmijë aktivë, që flasin, dhe me periudha spontane të qetësisë, si dhe liri në lëvizje.
Fëmija i përshtatet modelit të shkollës.
Shkolla përmbush nevojat e fëmijës.
Fëmijët largohen për ndihmë të veçantë.
Ndihmë ideale e veçantë për fëmijët.
Marrëdhënie të fokusuara tek produkti
Vlerësim i fokusuar tek procesi, listë kontrolli e aftësive, standarte të larta